Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj u shkarkua të enjten në Kuvend pas hedhjes në votim të vendimit të firmosur nga kryeministri Edi Rama. Shkarkimi i tij u miratua me 103 vota pro, ndërkohë që vetëm 3 deputetë që ishin të pranishëm në sallë kanë votuar kundër.

“Panorama” ka zbardhur listën e deputetëve që kanë votuar kundër vendimit të kryeministrit Edi Rama dhe automatikisht ishin dakord që Ahmetaj të mbante postin e lartë.Befasisht kanë qenë tre deputetët e LSI: Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho ata që kanë ngritur ‘kartonin’ e kuq për shkarkimin e Ahmetajt. 

Këta tre deputetë kanë votuar kundër edhe dy vendimeve të tjera të kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në qeveri....!!!