Brenda dy javëve të para të muajit Gusht, në Portin e Vlorës do të ankorohen dy anijet prodhuese të energjisë.

Teksa vizitoi kantierin e Portit të ri të Vlorës, Kryeministri Edi Rama foli edhe për masat që po merren për përballimin e krizës energjetike. 

"Kjo që ndodh në dy javët e ardhshme me futjen e 110 megavatëve të tjerë përmes detit është vetëm një hap i kësaj situate emergjence botërore sepse ne kemi arritur në pikën tani që, jo vetëm çmimi i energjisë ka ikur në stratosferë. Ne po i marrim masat që Shqipëria të hyjë në një fazë komplet tjetër, duke u bërë sovrane nga pikëpamja energjitike dhe duke u kthyer në ekportues neto, por kemi një fazë këtu tranzicioni që na duhet t’i bashkojmë të gjitha gjërat", tha Rama...!!!