
Sali Berisha deklaroi se e ka në dorëzim dosjen ku pretendohej nga Autoriteti i Dosjeve se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit (spiun).
Berisha gjithashtu zbuloi edhe identitetin e shtetasit me inicialeve "I.M" i cili akuzohet si spiun i Sigurimit të Shtetit.
"Unë deklarova dy ditë më parë që gjithçka është një trillim i Edi Ramës. Nuk ka akt më të shëmtuar, sepse unë i kam ato aktet në dorë. Edi Rama e ka bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth. Cilido që lexon email-in e ka të qartë se "I.M" është Ilir Murati nga Librazhdi dhe Filip Tare është nga Librazhdi dhe nuk ka asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën", tha Saliu duke i dalë në mbrojtje Ilir Metës...!!!