
Kryeministri Edi Rama është shfaqur paraditen e kësaj të shtune me ekipin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Rama ka lënë “porositë” duke kërkuar që në Bruksel ekspertët shqiptarë të tregojnë punën e tyre dhe arritjet e vendit. Gjithashtu Rama ka zyrtaizuar ndryshimin duke prezantuar Majlinda Dhukën si kryenegociatore e re e Shqipërisë me BE.
"Është me nevoje që secili prej jush të ketë vizionin e të tërës dhe të shoh shtrirjen e hartës në legjislacionin europian dhe ecurinë e problematika. Me rëndësi është që të krijohet dhe sensi i skuadrës. Vendosja e kryenegociatores së re nënvizon ndryshimin e natyrës së marrëdhënies me Bashkimin Evropian. Dua që në Bruksel të flitet vetëm për skuadrën Shqiptare dhe progresin e Shqipërisë", tha Rama....!!!