
Shoqata e Transportit Urban në Tiranë ka kërcënuar sërish për rritjen e çmimit të biletës.
Pavarësisht se Qeveria Rama ka ofruar kompensimin e çmimit të karburantit shoqata e transportit bën me dije se për muajin gusht nuk do të ofrohen abone.
"Në prag të fillim muajit gusht, në emër të të gjithë operatorëve të këtij shërbimi ju konfirmojmë se për arsye të gjendjes financiare është e pamundur aboneja mujore për muajin gusht”, thuhet në letër. Kujtojmë këtu se qeveria ka miratuar fond 500 milionë lekë për kompensimin e karburantit me qëllim mos rritjen e çmimit të biletës për qytetarët, shoqata vijon me të sajën se kjo do të ndodhë....!!!