
Gledis Nano ka firmosur ndryshimet të rëndësishme në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.
Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj tashmë është shkarkuar dhe është emëruar si zv.drejtor i policisë duke i zënë vendin Albert Dervishaj. Ky i fundit është emëruar në Akademi. Vocaj është zëvendësuar nga Neritan Nallbati, i cili deri më tani ishte drejtues i policisë së Durrësit.
Ndryshimet vijnë në një kohë kur në Shqipëri janë zhvilluar disa atentate, ndërsa policia po vijon hetimet intensive për zbardhjen e këtyre ngjarjeve të rënda....!!!