
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me pamje nga plazhet publike përgjatë bregdetit të Sarandës, nga Pllakat deri në Ksamil.
Rama shkruan se plazhet publike mirëmbahen dhe pastrohen nga bashkia, pa pagesë për pushuesit ku mund të shkojë kush të dojë.
"MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të plazheve tërësisht publike përgjatë bregdetit të Sarandës, nga Pllakat deri në Ksamil, ju uroj një ditë të mbarë. Këto plazhe janë pa kosto për qytetarët, mbahen pastër nga bashkia” shkruan Rama....!!!!