Në takimin me drejtuesit e rinj të degëve të PS, kryeministri Edi Rama tha se kjo forcë politike ka nevojë për një frymë të re.

Rama theksoi se PS duhet të bëjë një transformim që shkon paralel me ndryshimet e kohës dhe të largohet nga e vjetra. 

"Njësitë edhe më të rëndësishme të transformimit hap pas hapi të partisë në diçka tjetër. Në diçka tjetër që t’i përgjigjet kohës së re që jetojmë. T’i përgjigjet ndryshimeve të rëndësishme që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme dhe që i përgjigjet një nevoje për të mbajtur sa më pranë njerëzit që na kanë besuar dhe që na besojnë. Një kohë të re për diçka të ndryshme edhe në sensin e largimit sa më shumë nga ai aksi i vjetër dhe shumë i konsumuar i një partie dedikuar si një hapësirë ku disa ankohen se disa duan punë në shtet..

. Kjo duhet të jetë e shkuara. Partia duhet të mobilizojë forcat që të jetë një parti zëdhënëse e shumicës qeverisëse në territor", tha Rama...!!!