
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka marrë pjesë sot në një ceremoni për promovimin e një libri, ka shprehur vlerësime të larta për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar.
Diplomatja amerikane në krah të Ramës e ka cilësuar punën e saj në Shqipëri si një privilegj të madh që i është dhënë për të shërbyer.
"Festojmë fillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. E kush do ta kishte imagjinuar këtë njëqind vjet më parë?! Për çdo Ambasador Amerikan është një nder i madh, t’i kërkohet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, të përfaqësojë vendin tonë në një vend tjetër. Për ata nga ne që mund të vijnë në Shqipëri si ambasadorë, është një nder edhe më i madh dhe është një nder shumë i veçantë. Është thjesht sepse ky është vendi më i veçantë. Nuk ka asnjë vend si Shqipëria, asnjë njeri në botë si shqiptari", tha Kim....!!!