
Që prej të premtes së javës së kaluar, portalet qeveritare janë shënjestër e një sulmi kibernetik. Së fundmi Kryeministria ka njoftuar lajmin e mirë se platforma "e-Albania" është rikthyer në funksion për 1118, nga 1225 shërbimet elektronike që ofron për qytetarët shqiptarë.
Tashmë mund të gjenerohen sërish nga platforma digjitale dokumentet me vulë elektronike, certifikatat e gjendjes civile, vërtetimet tatimore dhe certifikata e regjistrimit të biznesit, vërtetimet e papunësisë dhe certifikata e gjendjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit). Po ashtu, bëhet e ditur se do të mund të aplikohet për regjistrimin në klasën e 1-10 të nxënësve, si dhe shërbime të tjera.
Rama i kërkon edhe një herë ndjesë Shqiptarëve duke theksuar se tashmë shërbimet e nevojshme mund t'i marrin falas vetëm me një klikim nga telefoni apo kompjuteri....!!!