Gjatë 10 vite qeverisje të Edi Ramës, Shqipëria është zhvilluar së tepërmi dhe tashmë zyrtarisht ka hapur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Në Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit, kryeministri Edi Rama e quajti Shqipërinë “një shembull të shkëlqyer të bashkëjetesës dhe tolerancës fetare”.

Në një botë të mbërthyer gjithnjë e më shumë nga radikalizimi, Shqipëria është një hap më para në betejën për tolerancën e madhe. Më gjerësisht, mikpritja dhe mirësia shqiptare ndaj të gjithëve përshkon të gjitha nivelet e shoqërisë.

Çfarë mund të mësojmë nga Shqipëria? Është një komb që duhet studiuar sepse nëse pak nga toleranca dhe besnikëria ndaj “tjetrit” që gjendet në Shqipëri do të përhapej në mbarë botën, sigurisht që do të ishte një gjë shumë pozitive. Shqipëria duhet parë si një laborator dhe inkubator i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare. Ne u rekomandojmë atyre që nuk ka nevojë të rishpikni rrotën, thjesht vizitoni Shqipërinë dhe mësoni për historinë dhe kulturën e saj....!!!