Edi Paloka ka komentuar dopjo shpalljen “NON GRATA” të Sali Berishës nga Britania e Madhe dhe SHBA, por ai ka paralajmëruar Shqiptarët që mos çuditen pasi Saliu rrezikon të shpallet i padëshiruar edhe nga dy shtete të tjera.

Krahu i djalthtë i Sali Berishës, Paloka deklaroi se nuk do të jetë çudi kur ndonjë ditë të dalë edhe Kanadaja dhe Zelanda e Re për të vendosur të njëjtat sanksione.

"Ka një marrëveshje mes SHBA-së, Britanisë, Kanadasë, Suedisë dhe Zelandës së Re mos gaboj që për akte të tilla, kanë një marrëveshje që ndërmarrin të njëjtat akte. Mos të na duhet habi kur nesër të dalë Kanadaja, apo Zelanda e Re. Berishës do t’i duhet të mos shkojë edhe në Britani tani kjo është rëndesë, por për pozicion politik nuk ndryshon asgjë…", tha Paloka...!!!!