Teksa lë pas një nga plazhet e bregdetit të Himarës, vendos të bëj një zgjedhje ndryshe të itinerarit të kthimit për në Vlorë.

Në ndryshim nga mëngjesi i një dite më parë, kur, si zakonisht, udhëtova përmes Qafës së Llogorasë, në kahjen e kundërt i drejtohem rrugës së re, Qeparo-Ura e Laskos(Kuç), për të vijuar përgjatë rrugës së Lumit të Vlorës. Sa hyj në shtratin e ri të kësaj rruge, që nis diku mes Himarës dhe Qeparoit, shoh se nuk jam i vetmi që kam bërë këtë zgjedhje. Përpara meje, dhjetëra autovetura të tjera me pushues, që, ashtu si unë, kthehen nga fundjava në plazhet e Himarës, apo Sarandës dhe nxitojnë për në qytetet e tyre. 

Qysh në metrat e para, përjetoj një ndjesi të këndshme. Makina ime përshkon një rrugë të bukur, të gjerë, me standarde bashkëkohore, që gjarpëron mes luginash dhe malesh të lartë, në sfondin e një peizazhi të jashtëzakonshëm natyror. E ndërsa mendoj këto, mbërrij tek rrethrrotullimi në afërsi të Ura e Laskos, pranë Kuçit. Shoh orën: 17 km për rreth 16 minuta.!!! Gjashtëmbëdhjetë minuta për të ardhur nga bregdeti, këtu, mes malesh të lartë, në fshatin Kuç.…!!!

Ndërsa brenda 45 minutash mbërrijmë në rrethrrotullimin ku rruga kryqëzohet me Bajpasin e Vlorës. Pesë vite më parë, në ceremoninë e nisje së punimeve Kryeministri Edi Rama, vlerësonte rëndësinë e kësaj rruge, ndërtimi i të cilës do të ketë impakt të madh në ekonominë kombëtare....!!!!