
Më në fund pas shumë kohë pritje, Ilir Meta largohet përfundimisht nga Presidenca e cila siç e ka thënë shpesh Rama “do t’i kthehet normalitetit”. Barjam Begaj do të betohet sot si kryetari i ri i shtetit, post që do e mbajë për 5 vitet e ardhshme.
Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë. Seanca në të cilën do të mbahet betimi i Begajt është thirrur të zhvillohet në orën 18:00, por dopjo “Non Grata” Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, nuk do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit. Nga ana tjetër, grupi që mbështet Enkelejd Alibeaj kanë pranuar se do të marrin pjesë sot në seancën plenare.
Ashtu siç e ka paralajmëruar duke filluar nga dita e nesërme Ilir Meta do të bashkohet me “Gon Gratën” e opozitës....!!!