
Ndryshe nga shumë plazhe në Jug, Borshi vazhdon të na surprizojë pasi po mban çmime të ulta ku shezloni kushton vetëm 5 mijë lekë të vjetra. Edhe çmimet e hoteleve apo restoranteve janë të pandryshuara. Këto janë disa nga arsyet, pse shumë pushues, vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të pushojnë në Borsh i cili gumëzhin nga njerëzit.
“Kam vizituar gjithë jugun, por Borshi me ka pëlqyer më tepër, ujë është i mrekullueshëm, natyra fanstastike dhe me çmimet janë tepër të mira. Çdo gjë është perfekt”, thotë një turiste sllovake.
Ndërkohë që në Dhërmin dhe Jalën e boshatisur çmimet e shezloneve variojnë nga 20€-200€ ato private, kurse në Borsh shezlonet kushtojnë vetëm 5 mijë lekë të vjetra....!!!