
Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me zhurmën që është krijuar ditët e fundit, ku përflitet se shtetasi “I.M”, në dosjen e Autoritetin e Dosjes është Ilir Meta.
Rama e krahason Metën me Berishën dhe thotë se po sulmon e shantazhon egërsisht Autoritetin e Informimit mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit. Rama shton se nuk e ka parë vetë dosjen, por nënvizon se në shkresën e Autoritetit të Dosjes theksohej se “Politikani ‘I.M’ është i njëjti me atë që doli nga Presidenca pak ditë më parë”.
"Unë nuk e di a është Ilir Meta apo Metaj, ky spiuni me inicialet I.M dhe as e kam parë vetë dosjen! Po ama një gjë është shumë fare e sigurtë: Autoriteti i Dosjeve thotë shkresërisht, se Iliri që doli nga Presidenca para pak ditësh është i njëjti Ilir, që doli edhe nga dosja e Sigurimit pak ditë më pas dhe nga ana tjetër, Ilir Metës apo Metajt, i cili shan e bërtet që bëhet fjalë për një Ilir tjetër”, shkruan ndër të tjera Rama....!!!