
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi priti në një takim në zyrën e saj zv.Ministrin grek të Arsimit, Evangelos Syrigos dhe Ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Sophia Philippidou.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth finalizimit së shpejti të marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e "njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore" të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara.
Kushi gjatë diskutimit ka theksuar gjithashtu edhe vëmendjen e posaçme që Ministria e Arsimit po i kushton shkollave të minoritetit grek në lidhje programet, tekstet mësimore, si dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore...
Kushi kishte të njëjtën kërkesë edhe ndaj autoriteteve greke që të kenë më shumë vëmendje ndaj komunitetit Shqiptar në vendin fqinj....!!!