Presidenti i SHBA, Joe Biden ka reaguar për hapjen e negociatave pas mbajtjes në Bruksel të Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Kreu i "Shtëpisë së Bardhë" shkruan se Shtetet e Bashkuara mirëpresin hapat e rëndësishëm që Bashkimi Evropian po ndërmerr për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë. Biden thotë se “hapat që BE ka ndërmarrë me Shqipërinë e Ramës duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon që të rrisin angazhimin e tyre për forcimin e demokracive të tyre”. 

Presidenti Biden thekson se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit....!!!!