Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut sot hapën zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në selinë e BE-së në Bruksel, u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare, në të cilën Shqipëria zyrtarisht i hapi negociatat. E teksa negociatat janë hapur tani më zyrtarisht flamuri i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është vendosur në Bruksel, krah ati Europain dhe të Çekisë, e cila drejton Këshillin Europian. 

Gjatë konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se vitet e fundit kanë qenë një sagë e vërtetë, me punë, vlerësime, pritje, premtime të pambajtura dhe rinisje të mundimshme....!!!