
Në fjalën e tij në Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE, Kryeministri Edi Rama ka rënditur edhe synimet që vendi ynë ka pas çeljes së negociatave.
Rama tha se Shqipëria synon që të bëhet kampione sa i përket shërbimeve digjitale.
"Doja të shfrytëzoja këtë rast për të shprehur mirënjohjen time nga zemra. Ne kemi shtuar përpjekjet për të siguruar një integrim të plotë në politikën e përbashkët të BE-së për sektorin e bujqësisë. Do të angazhohemi për sigurinë rrugore. Duam të bëhemi kampion digjital për epokën dixhitale. Sot unë jam i lumtur. Zemrat e nejrëzve që përfaqësoj janë të mbushura me lumturi. Asnjëherë nuk mendoja që do gjeja lumturinë në këtë ndërtesë. Shpresa se për njëherë realiteti dhe fati do të jetë ndryshe se një ditë do të kemi sukses që të arrijmë majën e malit dhe nuk do të jetë nevoja që të rrokullisemi mbrapa”, tha Rama....!!!