
Edhe pse është fundi i javës dhe plazhi duhet të gumuzhinte nga turistët, nuk ndodh kështu në bregdetin e Dhermiut.
Siç mundta shihni nga pamjet mësipër gjithë shezlonget në Dhërmi kanë mbetur bosh dhe pas asnjë pushues....
Nuk dihet nëse shkak i “braktisjes” së Dhermiut janë çmimet e larta, apo për shkak se ndërrohen muajt dhe turistët e korrikut largohen duke u lënë vendin atyre të gushtit. Por edhe më herët është raportuar se këtë vit ka pasur një numër më të ulët të turistëve të huaj krahasur me vitin e kaluar, kjo jo me statistika por nga pamjet në terren.
Kryeministri Edi Rama shpesh herë i ka bërë thirrje bizneseve që "të ulin çmimet në mënyrë që Shqipëria të tërheqë më shumë turistë se Turqia, Kroacia apo Greqia...
Kreu i qeverisë i ka kërkuar bizneseve dhe hoteleve të mbajnë çmime konkurruese....!!!