
INSTAT në raportin e fundit tregon se vetëm në qershor të vitit 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 876.056. Ky numër është rritur me 45%, krahasuar me qershorin e vitit 2021.
Rritje ka patur edhe numri i shtetasve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, kryesisht Polonia, Gjermania, Italia dhe Spanja, që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, e cila ka ndryshuar shumë duke u bërë një "Perlë e Ballkanit". Faktoje, analizon rritjen e numrit të turistëve, kryesisht nga shtetet e BE, shumica e të cilave deri dje, e konsideronin Shqipërinë një vend të pasigurt për të udhëtuar.
Kliton Gërxhani, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Agjencive Turistike thotë për "Faktoje" se rritja e numrit të turistëve nga shtetet e BE-së vjen sepse Shqipëria po konsolidohet si destinacion turistik i sigurt, pavarësisht vështirësive nga tërmeti i 2019, pandemia dhe lufta në Ukrainë...!!!