
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka ndarë pamje nga pista në ndërtim e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës e cila po merr formën përfundimtare.
"Pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka marrë formën e saj” shkruan Rama në postimin e tij. Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është në strategjinë tonë të aviacionit civil një nga veprat më të mëdha që është projektuar për të akomoduar të gjitha fluturimet kudo në botë dhe ato transoqeanike, që deri më sot nuk janë ofruar nga vendi ynë për shkak të pistës jo të përshtatshme në aeroportin e Rinasit.
Gjithashtu Rama është zotuar se Aeroporti i Vlorës përfudon plotësisht brenda mandatit të tretë të qeverisjes socialiste....!!!