Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez do të vijë nesër në Shqipëri në kuadër të një vizitë 4-ditore në vendet e Ballkanit Perëndimor...

Bëhet me dije se Sanchez do të zhvillojë një takim me Edi Ramën takim i cili di të mbahet në Kryeministri....

Më pas në orën 10:00 do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp me Sanchez dhe Ramën. 

Një nga çështjet që do të jetë në fokus është sigurisht zgjerimi i Bashkimit Europian...

 Gjatë takimit të liderëve të BE-së në Bruksel në fund të qershorit, Sanchez vendosi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendet e Ballkanit Perëndimor....!!!