Pas kryeministrit Edi Rama, edhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka mbërritur në koncertin festiv që po zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të çeljes së negociatave me BE dhe 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve me SHBA.

Ishte kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ai që priti i pari ambasadoren, dhe më pas Kim u pozicionua në krah të Gjiknurit dhe Linda Ramës. Vetë kryeministri zgjodhi që të ishte në reshtin e dytë, si për të pasur më shumë në kontroll atë që ishte duke ndodhur. 

Pak minuta më vonë kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e tij përballë mijëra qytetarëve që i janë përgjigjur pozitivisht kësaj feste historike....!!!