
Kryeministri sapo ka mbërritur në koncertin festiv që po zhvillohet në sheshin “Skënderbej”.
Në momentin kur Edi Rama futet i gjithë sheshi "shpërthen" në brohoritje festive, ndërsa kryeministri është përqafuar ngrohtësisht nga mijëra qytetarët të cilët kanë shprehur mirënjohjen për kreun e qeverisë. Mijëra...mijëra qytetarë janë mbledhur për të ndjekur nga afër koncertin e organizuar nga qeveria me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve me SHBA dhe Shqipërisë, dhe hapjen e negociatave.
I shoqëruar nga Linda, Rama takon fillimisht kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj, përqafohet me Taulant Ballën dhe figura të tjera të PS. Nga pamjet duken mijëra të rinj që mbajnë në duar flamujt amerikanë dhe shqiptarë....!!!