
Ka nisur koncert muzikor në sheshin Skënderbej në Tiranë, në kuadër të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian si dhe 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve me SHBA.
"Det me njerëz”! Qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Edi Rama i cili është kryeministri i parë në histori qe bën hapin e parë drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në këtë koncert do të këndojnë disa prej emrave më të njohur të muzikës si: Elton Deda, Alban Skënderaj, Xhensila Myrtezaj, Ylli Limani, Fifi, Flori Mumajesi, Çiljeta Xhilaga, Soni Malaj, Anxhela Peristeri, Eneda Tarifa.
Pak minuta më vonë do të flasë edhe kryeministri Edi Rama i cili i bën thirrje qytetarëve që të mos e humbasin këtë natë “magjike”....!!!