Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet më të fundit në politikë, që lidhen me ish-presidentin Ilir Meta, i cili lakohet si bashkëpuëntor i Sigurimit të Shtetit, nisur nga një letër e Autoritetit të Dosjeve.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Ngjela shkruan ndër të tjera se koha e Shqipërisë më në fund erdhi. Ai thotë se SHBA nisi dje goditjen me fakte. Ngjela shprehet se nuk është vetëm Meta, por pas tij do të goditet edhe ish-kryeministri Sali Berisha. 

“Janë të dy në skenën e goditjes, edhe Meta edhe Saliu, sepse ndodhet edhe Saliu në këtë skenë. Duhet pritur rrufeja e dytë e kohës. Gjithçka duket e kopsitur, se dhe fakti i spiunisë Meta kuptohej se ishte kërkim profesional i nivelit të lartë”, shkruan Ngjela ndër të tjera....!!!