Në seancën e sotme parlamentare, janë miratuar dekretet e presidentit Bajram Begaj për vendimin e kryeministrit Edi Rama sa i takon ndryshimeve në qeveri.

Me 76 vota pro, 32 kundër është miratuar emërimi i Belinda Ballukut në postin e zv/kryeministres, e cila zë vendin e Arben Ahmetajt në këtë detyrë. 

I njëjti numër votash është bërë edhe për emërimin e Majlinda Dhukës si ministër Shteti dhe Kryenegociatore. Ndërkohë shkarkimi i Arben Ahmetajt është miratuar me 103 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim...!!!