Një koncert muzikor do të mbahet sot në sheshin Skënderbej në Tiranë, në kuadër të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian si dhe 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA.

Pak minuta para startit, Bashkimi Europian në Tiranë fton qytetarët të jenë pjesë e këtij eventi, ku drejtues të institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare do të ndajnë mesazhet e tyre për popullin shqiptar. 

"Fillimi zyrtar i bisedimeve është një moment historik për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Këtë arritje historike do ta festojmë sonte me qytetarët shqiptarë dhe miqtë tanë amerikanë, në sheshin Skënderbej. Drejtuesit e institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare do të ndajnë mesazhet e tyre për popullin shqiptar. Shihemi atje", njofton BE....!!!