Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Athinë për të takuar Princin e Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman bin Abdulaziz. 

Që kryeministri Rama ka pasur një takim me Princin e Kurorës në Athinë e bën të ditur Ministria e Jashtme saudite ku edhe shpjegohet se çfarë u diskutua në takimin mes dy liderëve. Në takim u diskutua për “marrëdhëniet miqësore dhe mjetet e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme. 

Po ashtu, bëhet e ditur se kreu i qeverisë, Edi Rama e ka falenderuar Mohammed bin Salman bin Abdulaziz për vendimin që Mbretëria e Arabisë Saudite ka marrë për të mbështetur Shqipërinë me një shumë prej 50 milionë dollarësh por edhe për Fondin Publik të investimeve që parashikon shanse investimi në vendin tonë deri në 200-300 milionë dollarë...!!!