Jo vetëm qyteti i Vlorës por në përgjithësi turizmi bregdetar në vendin tonë ka një turizëm sezonal por sot Qeveria Rama ka gati projektin për një të zhvilluar një turizëm gjatë gjithë vitit. 

"Vlora Marina" është projekti i cili synon ta kthejë qytetin e Vlorës në një qendër jo vetëm sezonale por të vizitueshme gjatë gjithë vitit. Me një port për ankorimin e jahteve, me shëtitoren përgjatë marinës ku shërbimet e ndryshme plotësojnë kërkesat e vizitorëve. Qyteti i Vlorës vijon të mbetet joshës si për turistët vendas dhe ata të huaj. Çdo vit janë shtuar edhe më shumë kërkesat për hoteleri nga turistë të huaj të cilët preferojnë të vizitojnë vendin tonë të tërhequr nga bregdeti, bukuritë natyrore, historia dhe kulinaria vendase. 

Me plotësimin e kësaj infrastrukture, si porti për ankorimin e jahteve dhe përmbushja e kërkesave për akomodim brenda standardeve, qyteti i Vlorës, dhe jo vetëm, synohet të kthehet në një destinacion edhe në sezonin e dimrit...!!!