Shqipëria sot feston 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. 

Për këtë arsye në sheshin “Skënderbej” në Tiranë po zhvillohet një koncert madhështor, ku po performojnë këngëtarët më të njohur të Shqipërisë. Ndërkohë si asnjëherë më parë sheshi “Skënderbej” është mbushur me mijëra qytetarë që kanë ardhur nga i gjithë vendi duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Edi Ramës.

Ndërkohë në shesh gjithashtu ndodhen kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ambasadorja e SHBA Yuri Kim, Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Sekretari i përgjithshëm i PS, Damjan Gjknuri, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe shumë figura të tjera të politikës shqiptare....!!!