Ilir Meta i ka bërë thirrje Shqiptarëve për ndërgjegjësim që të mos e shesin votën.

Duke zyrtarizuar rikthimin në LSI, Meta kërkoi që ta shpallë "Non Grata" Rilindjen, e cila më 25 prill mori fitoren historike për të qeverisur Rama në mandatin e tretë. 

"Mos i besoni as Ilir Metës, besojini vetes tuaj. Bëhuni më të përgjegjshëm për veten tuaj, për prindërit tuaj. Jo, or jo, ky vend nuk ka vetëm njerëz me stomak, por njerëz që dinë t’i dalin zot vendit. Mos shisni votën, mos tradhëtoni më as Ilir Metën, as Kushtetutën. Të shpallim non-grata kleptokracinë, rilidjen dhe atë pjesë të rilindjes blu të pazareve. Dhe të mafies ndërkombëtare që e kërkon Shqipërinë si një vendi pastrimit të parave", tha Meta....!!!