Kryeministri Edi Rama falënderoi sot 1200 vrojtuesit shqiptarë të certifikuar, që kryejnë detyrën e tyre në plazhet përgjatë vijës bregdetare.

Rama u shpreh se vrojtuesit kanë rol të pazëvendësueshëm në plazhe duke na e bërë jetën tonë më të sigurt. 

"Në Ditën Ndërkombëtare të Parandalimit të Mbytjeve një falënderim për mbi 1200 vrojtuesit e certifikuar që zgjedhin këtë detyrë fisnike dhe për ndihmën e çmuar që japin çdo ditë në plazhet e gjithë vendit. Vrojtuesit shpëtojnë jetë, shmangin fatkeqësitë dhe i bëjnë pushimet tona të sigurta. Prandaj kanë rol të pazëvendësueshëm në plazhe”, u shpreh Rama. Sipas vendimit të Qeverisë gjithkush që merr në menaxhim një stacion plazhi ka detyrimin të sigurojë edhe vrojtuesin së bashku me infrastrukturën përkatëse...!!!