
Agim Nesho është shfaqur në podiumin e LSI-së tashmë e ashtëquajtur si "Partia e Lirisë" si një nga prurjet e reja të Ilir Metës.
Gjatë fjalimit diplomati Agim Nesho bëri edhe një gafë që mesa duket vuri në siklet Ilir Metën dhe simpatizantët e kësaj partie. Duke bërë një kthim në kohë, ai tha se Edi Rama erdhi në pushtet me 'Aleancën e Qelbësirave'. Natyrshëm lind pyetja: Kush është "Aleanca e Qelbësirave"? Në realitet Rama vetëm një aleancë ka bërë, pikërisht me LSI-në e Ilir Metës në vitin 2013, më pas Rama fitoi i vetëm zgjedhjet në vitin 2017 dhe 2021.
"Partia e re do të rikthejë shtetin ligjor. Ky regjim erdhi në pushtet nga ashtuquajtura aleanca e qelbësirave”, tha Nesho duke vënë në siklet Ilir Metën, pasi shprehja “aleanca e qelbësirave” i dedikohet aleancës së Edi Ramës me LSI në vitin 2013.. !!!