Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, në një dalje urgjente për mediat e ka quajtur tronditës rastin e politikanit të lartë me inicialet I.M, si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

"Autoriteti i Dosjeve më ka vënë në dijeni të identitetit të këtij politikani me profil të lartë dhe kërkon nga Kuvendi ndërhyrje të menjëhershme për adresimin e një pengese ligjore që nuk i mundëson Autoritetit veprimet e domosdoshme për rastin”, u shpreh Nikolla. 

Nikolla nuk zbuloi emrin e plotë por ju referua gjatë gjithë deklaratës si politikani i profilit të lartë me inicialet "I.M". 

"Rasti është tronditës ndaj kam thirrur sot krerët e grupeve parlamentare dhe drejtuesit e Komisionit të Sigurisë. Kam shprehur gatishmërinë time për të mbledhur Kuvendin në çdo kohë. Në respekt të ligjit dhe të ndjeshmërisë së këtij rasti vërtet tronditës, nuk mund të flas më...”, tha Nikolla....!!!