Ilir Meta ka reaguar pasi emri i tij, sipas Autoritetit të Dosjeve, rezulton në arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit.

Sipas Metës dosja është manipuluar dhe ai vetë tha se njeh 50 personatë tjerë me emër mbiemër të njëjtë, pra Ilir Meta. 

"Pse bëhet kjo? Çfarë i kushtonte Autoritetet që qenka shqetësuar, që të thërriste I.M. nëse ish ky këtu, që është Ilir Rexhep Metaj. Është manipulim i Autoritetit. Nuk jam as president, as deputet, dhe për se u dashka bërë me urgjencë një ligj i posaçëm për këtë I.M. që ata ta verifikojnë? Patjetër u ngrit Parlamenti në këmbë. Parlament patronazhistësh, me një opozitë plot me Lulushë. Unë njoh nja 50 Ilir Metaj. Në klasë kemi qenë dy Ilir Metaj. Ai ishte njeri korrekt dhe jam i sigurt që s’ka qenë. Autoriteti ka një përgjegjësi të madhe, se për nevoja të Ramës, shkatërron besimin e tij në publik", tha Meta. ..!!!