
Analisti Dritan Hila ka komentuar lëvizjen e Ilir Metës duke iu bashkuar LSI-së pas lënies së Presidencës.
Hila thotë se Meta është i paqartë me deklaratat e tij dhe “duhet një psikiatër për ta kuptuar”.
"Duhet të jem psikiatri i Ilir Metës që ta marr vesh se çfarë ka pasur në mendje. Gjithsesi, Meta nuk ka fuqi politike që t’i ngrijë gjakun Edi Ramës dhe nuk ka çfarë t'i bëjë. Varet se çfarë fryme do t’i japë LSi-së, do të marrë frymën institucionaliste, pasi i ka hedhur disa sinjale, që kur thotë se po vjen një agim i ri”, tha Hila...!!