Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë pamjet nga godina më e re e DPSHTRR në Vlorë në të cilën kanë përfunduar punimet dhe është vendosur në funksion të qytetarëve.

Rama shprehet se kjo godinë do të shërbejë si kompleksi i Kontrollit Teknik dhe Fizik dhe do të ofrojë shërbim për 58,383 drejtues automjetesh. 

"Në rrugën e transformimit epokal të sistemit fizik e digjital të Shërbimeve të Transportit Shqiptar. Ko është godina me e re e DPSHTRR, Kompleksi i Kontrollit Teknik e Fizik në Vlorë, i cili do të ofrojë shërbim për 58,383 drejtues automjetesh. Të bashkuar jo të ndarë”, shkruan Rama.....