
Lajm i mirë për familjet shqiptare: Çmimi i vajit të lulediellit për korrikun është ulur nga 21% deri 24% krahasuar me muajin qershor.
Për muajin korrik çmimi i vajit të lulediellit u ul 280-290 lekë për litër nga 370-400 lekë/litër që ishte muajin e kaluar. Tendenca rënëse e çmimit nisi që në mesin e muajit qershor, ku çmimi i shitjes së vajit nga 381 lekë arriti në 370-375 lekë/litër (rënia 1,6 -3%).
Importuesit pohojnë se ulja e çmimit ka ardhur nga importet e vajit në Ukrainë. Prej muajit prill çmimet e shitjes së produkteve të shportës, si vaj, miell, sheqer dhe orizi kokërrgjatë po kontrollohen nga Bordi i Transparencës....!!!