
Në një debat në seancën e sotme plenare, kryeministri Edi Rama i ka kujtuar Sali Berishës shpalljen ‘non grata’, ndërsa i tha se historisë nuk i shpëton dot.
Rama i tha se së shpejti do ta harrosh edhe kalimin e kanalit të 'la Manche' duke nënkuptuar një shpallje 'non grata' edhe nga Britania e Madhe.
“Ju e furnizuat Milloshviçin. Je i padëshirueshëm, ‘non grata’. Ik tani, mbaroi historia jote. Dil nga ana tjetër dhe bëje çorapin çorap. Të vjen historia përpara dhe thotë prit se ‘ti mendon se je për i fortë por historia është më e fortë se kurrë’. Partia Demokratike që tani është një tufë varkash druri që vini këtu dhe ju gënjen mendja se përballeni me një anije. Një tufë varkash me lopata jeni. Oqeanin e harruar disa, do harroni edhe Gibraltarin, dhe shumë shpejt do harroni dhe Adriatikun. Të mbyllet kontinenti”, tha Rama duke iu drejtuar Saliut....!!!