
Seanca e Kuvendit është ndërprerë pasi në sallë kanë hyrë një grup fëmijësh gjatë kohës që kryeministri Edi Rama po mbante fjalën e tij.
Kryetarja, Lindita Nikolla kërkoi ndërprerjen e seancës për 5 minuta pasi papritur në një moment në sallë futen fëmijët të cilët ishin për eskursion. Ndërsa Rama nuk i kursye komentet e tij epike pasi në të njëjtin moment në sallë hyri edhe Sali Berisha i shpallur 'Non Grata' nga Amerika.
“Sillni fëmijët këtej para të shohin gogolin që t'i trembë kalamajtë”, tha Rama duke shkaktuar të qeshura në sallë...!!!