Më në fund pas shumë kohësh pritje, nesër Ilir Meta largohet përfundimisht nga institucioni i Presidencës.

Bajram Begaj emri i zgjedhur nga Socialistët do të betohet nesër në Kuvend, dhe prej ditës së hënë posti i Kreut të Shtetit do t'i kthehet normalitetit. Axhenda e nesërme e Presidentit të ri: 

》19:15 – Mbërritja e Bajram Begaj në Presidencë 
》19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me Ilir Metën, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë 
》19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi 
》19:35 – Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit Begaj, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë 
》19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj 
》19:50 – Largimi i ish-Presidentit Ilir Meta 
》19:58 – Presidenti i ri i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë...!!!