
Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pas shpalljes NON GRATA të Sali Berishë nga ana e Mbretërisë së Bashkuar.
Spiropali shkruan me ironi se Berisha po justifikohet duke thënë se edhe për shpalljen "non grata" nga Britania e Madhe ka "gisht" Edi Rama dhe ka bërë presion DASH.
"Shpif Amerika... shpif Anglia, kurse Nona e Shpifjes, e kokave të krimit e të korrupsionit dhe e intrigave e pabesive më të zeza të 30 vjetëve të fundit, goja më e shthurrur e shqipes qysh prej Mesharit të Gjon Buzukut, thotë vetëm të vërtetën e kulluar! Sa turp”, shkruan Spiropali....!!!