Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe sot takimet duke i kërkuar "llogari" kryebashkiakëve të vendit. Megjithatë një episod ka tërhequr vëmendje, teksa Rama duket se është bezdisur nga e folura e njërës prej kryebashkiakeve socialiste.

Teksa po mbante fjalën kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama është nervozuar me bisedën me zë të ulët të kryetares së bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, me një koleg të saj. Menjëherë Rama i ka tërhequr vëmendjen dhe i ka thënë të ndalonte së biseduari teksa kryebashkiaku i Lezhës bënte prezantim, ose në të kundërt do ta nxirrte jashtë. 

“Ça janë këto muhabete..pse i flet atij?! Do të nxjerr jashtë. Me ty e kam. Jo me ty jo, me atë Rajmondën. Po boll tani. Boll”, iu drejtua Rama....!!!