Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se janë ndërtuar dy shkolla të reja në Tiranë dhe në shtator janë gati për të mirëpritur nxënësit në godina më të bukur duke plotësuar të gjitha kushtet e Bashkimit Europian.

"MIRËMËNGJES dhe me dy shkollat, “Nënë Tereza” dhe “J. F. Kennedy”, të cilat në shtator do të hapin dyert për 1630 nxënës në zonën pranë Universitetit Bujqësor në Tirane, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama. 

Shqipëria ka nisur negociatat me Bashkimin Europian dhe brenda pak ditësh do të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Tashmë Shqipëria si vend kandidat do të ketë kushte më të mira dhe shkolla të reja për fëmijët që janë e ardhmja e vendit që po shkon drejt Europës.....!!!