Policia e Shteti është mpobilizuar si asnjëherë më parë për të zbardhur ngjarjen e djeshme në Fushë-Krujë.

Drejtori i Policisë, Gledis Nano është takuar me kupolën e lartë drejtuese të policisë së Durrësit dhe Krujës dhe ka vënë 30 milionë lekë në dispozicion të kujtdo që ka informacione lidhur me atentatin e ndodhur mesditën e së dielës në mbikalimin e Fushë-Krujës ku u ekzekutuan 3 persona.

"Policia e Shtetit ka vënë menjëherë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, 3 milionë lekë të rinj. Cilido që ka informacion të vlefshëm ta dërgojë në numrin e telefonit 069 41 10 853, i cili ka të disponueshëm edhe aplikacionin WhatsApp, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt”, njofton Policia....!!!