Ministrja Evis Kushi njofton shtyrjen e afatit për regjistrimet e nxënësve në shkolla.

Pas mbylljes së detyrueshme të shërbimeve publike të platformës e-Albania nga ana e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për shkak të sulmit kibernetik, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të shtyjë afatin e regjistrimeve për nxënësit nga klasa të para dhe të dhjeta për një afat të pacaktuar. 

"Për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, e cila ndikon edhe procesin e regjistrimit për nxënësit në klasa të para dhe të dhjeta, kemi vendosur që afatin e regjistrimeve ta shtyjmë deri në një datë të pacaktuar. Dëshiroj të garantoj prindërit dhe nxënësit se kjo ndërprerje nuk do të ndikojë aspak në procesin e regjistrimit”, shkruan Kushi....!!!