Gazetari Blendi Fevziu thotë se Edi Rama po qeveris i pashqetësuar nga opozita, pasi dy rivalët e tij, Metën dhe Berishën, i konsideron si persona me probleme me Amerikën...
"Rama ndihet komod me opozitën, sepse mendon se janë dy persona që kanë probleme me Perëndimin. Por, qeveritë e pësojnë më keq, kur mendojnë se janë më të sigurta se kurrë. E di që nuk janë të njëjtat rrethana, por e mbani mend në vitin 1997 kur nisën protestat dhe opozita doli dy javë me vonesë. Dolën njerëzit në rrugë. Ishte publiku dhe protestat. Kjo që i ka ndodhur opozitës shqiptare në 2019, largimi nga parlamenti dhe mospjesëmarrja në zgjedhje do të ketë kosto mbi 20 vjeçare. Rama kërcënohet nga reagimi publik më shumë sesa nga opozita", tha Fevziu gjatë analizës së tij....!!!